Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në veprën penale “marrje e ryshfetit”

Prishtinë, më 24 nëntor 2022
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë (NJRHKEK-Pejë), pas hetimeve disa mujore, duke zbatuar edhe masat e fshehta të hetimeve, ka arritur të sigurojë prova/dëshmi se i dyshuari Z. H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1959), referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, është inkriminuar në veprën penale “marrje e ryshfetit”, në rastin kur nga qytetari të cilit i shërben, konkretisht nga i dyshuari D. Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1971), pranon një sasi të hollave.
Sot, më 24.11.22 i dyshuari Z. H., nga vendi i punës është shoqëruar në zyrat e NJRHKEK-Pejë për t’u intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës. Pas intervistimit është informuar prokurori i rastit i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalimin policor prej 48 orësh. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
I dyshuari i dytë D. Sh. për veprën penale “dhënie e ryshfetit” nuk është intervistuar, pasi që i njëjti dyshohet se gjendet duke punuar dhe jetuar në Gjermani.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje