Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për rastin Vrasje në Tentativë – Sekuestrohet arma

Prishtinë, 05 tetor 2022 – Më datë 01.10.2022, rreth orës 23:00, është raportuar se në Graçanicë , përballë një diskoteke nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarin;
– Xh. I, mashkull 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
i cili sot më datë 05.10.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për rastin “Vrasje në Tentativë.
Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë;
– Revole e tipit P. Undercover, si dhe
– Katër (4) copë fishek.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje