Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale ‘vrasje nga pakujdesia’

Pejë, 24 korrik 2026
Stacioni Policor në Deçan, më 23.07.2026, është njoftuar se në bjeshkën e Strellcit, në oborrin e një stani, një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri, një karikator i zbrazët dhe njëzet e katër (24) fishekë.
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në DRP Pejë, në koordinim me prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, i cili është cilësuar si ‘vrasje nga pakujdesia’.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje