Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Gjilan

Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve të stacionit policor në Gjilan pas veprimeve mirë të organizuara operative kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin shtetas i Kosovës (1997).

Ai dyshohet se më 2 dhjetor 2020, në Gjilan duke shfrytëzuar mos prezencën e punëtorëve në një  sektor të një marketi (parfumerisë) dyshohet të ketë vjedhur gjësende të ndryshme dhe më pas ka ikur nga marketi.

I dyshuari i lartshënuar ka dy urdhër arreste  në Gjykatën Themelore në Gjilan për dy rastet të vjedhjeve që dyshohet t’i ketë kryer më heret.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Janë gjetur prova të qëndrueshme se i njëjti është i dyshuar si i përfshirë në një numër të madh  të rasteve të veprave penale të ‘vjedhjeve’ dhe ‘vjedhjeve të rënda’.

Me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti procedohet në PTH.

 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje