Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me mbi 2 vite burg efektiv për “Grabitje” në Prizren

Prizren, 10.02.2026
Më datë 09.02.2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktikë-operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin A.B. mashkull , 28 vjeçar, nga Prizreni. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar 2 vite e 25 ditë burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari është dënuar për veprën penale “Grabitje” nga neni 316, i KPRK-së.
I arrestuari A.B. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje