Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një kërkuar për vjedhje të rëndë

Prizren, 23 korrik 2026
Më datë 22.07.2025, Policia e Stacionit Policor në Ferizaj ka arrestuar një person të kërkuar për së paku dy raste të vjedhjes së rëndë, i cili gjendej në listën e personave në kërkim nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren.
Falë bashkëpunimit të zyrtarëve nga të dy stacionet, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari B.A., mashkull rreth 33 vjeç nga Ferizaj.
I njëjti, pas intervistimit në prani të avokatit, me aktvendim të prokurorit përgjegjës është ndaluar për 48 orë në ndalim policor. Pas përfundimit të procedurave zyrtare, rasti do të dërgohet në prokurori për veprime të mëtejme nga organet e drejtësisë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje