Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar dhe konfiskohen lëndë narkotike

Prishtinë, më 20 gusht 2025
Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Prizrenit, së bashku me hetuesit policor nga SP Suharekë pas marrjes së informatës për dyshimin e përfshirjes në trafikim me lëndë narkotike kanë arrestuar të dyshuarin A.Gj., (viti i lindjes 2005, mashkull kosovar). Në konsultim me prokurorin është kontrolluar një lokacion, përkatësisht shtëpia e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
-Katërdhjet e dy (42) doza qese plastike me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 37.98 gram,
-njё grinder/mulli,
-njё telefon mobil etj.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Lidhur me rastin me aktvendim nga prokurori personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje