Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Mitrovicë, 19 nëntor 2021
Veprimet policore në fushën e parandalimit, identifikimit dhe sekuestrimit të armëve në vazhdimësi po rezultojnë me gjetjen, sekuestrimin e armëve dhe arrestimin e personave të dyshuar.
Një rast i sekuestrimit të një arme, është realizuar edhe mbrëmë në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë.
Sekuestrimi i armës është bërë në fshatin Bajgorë të Mitrovicës, në kohën kur zyrtarët policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSh), kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari, pas kontrollit të detajuar në bagazhin e veturës është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pushkë gjysmë-automatike’ dhe pesë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari S. M., 61 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje