Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Prishtinë, 07 shkurt 2022 – Dje nga njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për rreth 4 raste).
Rastet kanë ndodhur kryesisht nëpër shtëpi në rajonin e Fushë Kosovës.
Puna e hetuesve policor, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që në Prishtinë, të arrestojnë personin e dyshuar:
– V.K. mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli në dy lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje