Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për disa vepra penale

Dje nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për disa vepra.
Puna e hetuesve, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të arrestojnë personin e dyshuar i cili kërkohej për ‘lëndim trupor’, ‘sulm ndaj personit zyrtar’ si dhe 15 raste të vjedhjeve të rënda.
Personi i dyshuar, me vendim prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje