Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për disa vepra penale

Sot nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar, për disa vepra penale.
Personi i dyshuar
– D.K. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar për një rast kanosje me armë të raportuar me 15 maj 2023, dhe i njëjti pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuat se ishte i kërkuar për së paku pesë raste të tjera( vrasje në tentativë, lëndim trupor, kanosje, posedim i narkotikëve) si dhe tri urdhëresa aktive nga gjykata.
Personit të dyshuar, policia i ka gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri, 9 fishekë dhe sasi të substancës narkotike.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje