Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje

Prishtinë 6 maj 2021 – Sot, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, hetuesit policor të stacionit Qendra, të cilët (me rroba civile) janë të përfshirë në Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa raste të vjedhjeve.
Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Ndaj personit të dyshuar :
A.H . mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”,
në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 8 raste të vjedhjeve ku A.H. dyshohet të jetë i përfshirë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje