Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje

Sot nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar, pasi është pranuar informata se i njëjti dyshohet të ketë tentuar të kryej një rast vjedhje në një market.
Personi i dyshuar
– A.M. mashkull, 45vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuat se ishte i kërkuar për së paku dy raste të tjera të vjedhjeve.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje