Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda

Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhjeve të rënda.
Rastet kanë ndodhur kryesisht në rajonin e Fushë Kosovës, ku është raportuar se prej 8 automjeteve të ndryshme, janë vjedhë mjete pune e gjësende të tjera.
Puna e hetuesve të stacionit policor ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar si dhe bastisjen e vendbanimit të tij, ku janë gjetë dhe sekuestruar mjete pune e gjësende të vjedhura të cilat u janë kthyer pronarëve.
Personi i dyshuar E.H . mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastet.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje