Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda

Prishtinë, 29 prill 2021 – Sot, në lagjen Tophane në Prishtinë, hetuesit policor të stacionit Policor Qendra, të cilët (me rroba civile) janë të përfshirë ne Planin Operetiv për Prandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve të rënda.
Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve, ai që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit:
– E.G . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 9 raste të vjedhjeve të rënda ,që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje