Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për “fajde”

Prishtinë, 29 korrik 2020
 
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, për një periudhë disa mujore që nga momenti i denoncimit të rastit, në kuadër të sigurimit të provave materiale dhe dëshmive tjera relevante, pas një pune operative/taktike dhe hetimore, ka arritur të pasqyrohet gjendja faktike se një person i dyshuar  ishte përfshirë në veprën penale të fajdes.
Për vlerën e parave të cilat viktima i kishte pranuar nga i dyshuari, në vlerë prej 100,000.00 €, sipas marrëveshjes të dyshuarit do t’i ktheheshin mjetet financiare në vlerë prej 130,000.00, apo 30% me interes/kamatë, në intervalin kohor prej dy vitesh, ku shuma e fitimit jo-proporcional është 30,000.00 €.
 
Në kuadër të veprimeve hetimore, sot më datë 29.07.2020, sipas Urdhëresës së Gjykatës kompetente, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, gjatë kontrollit nuk është gjetur asgje e dyshuar.
I dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar personalisht nga i dyshuari dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës është ndaluar në Qendrën e Ndalimit në afat prej 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje