Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për grabitjen e sotme në Mitrovicë

Arrestohet një person i dyshuar për grabitjen e sotme në Mitrovicë
Pas raportimit të sotëm të rastit te grabitjes, hetuesit e Njësisë se Hetimeve Rajonale kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore në identifikimin dhe zbulimin e personave të dyshuar dhe si rezultat i kësaj dhe dyshimeve të arsyeshme në orët e pasdites kanë arrestuar një person të dyshuar.
I dyshuari D.D 63 vjeçar, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe dyshohet se në këtë rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Është njoftuar prokuroi i shtetit ndërsa me urdhër te gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer një kontroll në një lokacion ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Grabitje
Sot, me datë 18.11.2022 në ora 11:55, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në një institucion mikrofinanciar në rrugën ,,Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë është kryer një grabitje.
Njësitë e policisë janë aktivizuar menjëherë për kërkimin e personit i cili është përshkruar nga punonjësit e institucionit ku është kryer grabitja. Sipas informatave, dyshohet se nën kërcënimin e armës personi i dyshuar ka grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Njësitë përkatëse janë duke zhvilluar hetime në drejtim të identifikimit të personit te dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante ne lidhje me kë rast.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje