Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për kanosje ndaj zyrtarëve policor

Mitrovicë, 28 prill 2021
Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë sot rreth orës 14:30, në rrugën ’’Mbretëresha Teutë’’ në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një kundërvajtje në trafik, me ç’ rast i dyshuari- ngasësi i veturës duke i penguar dhe mospërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, i njëjti ka kanosur zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Ndaj të dyshuarit të arrestuar A. H.,31 vjeçar, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘kanosje’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje