Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”

Mitrovicë, 01 gusht 2023
Gjatë natës, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë në rrugën “Dëshmorët e 1903” në kohen kur njësia policore gjatë kontrollit të detajuar në automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë , dy kapela te zeza (maska), dy shufra metali dhe një shufër druri,
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari F. A., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,, Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje