Në orët e mesditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën Jugut, kanë arrestuar të dyshuarin Sh. S., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ dhe ’armëmbajtje pa leje’.
Si rrjedhojë e hetimeve të zhvilluara, mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, dyshohet se i dyshuari me datën 22 shkurt 2022, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ka shtënë me armë zjarri.
Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar një armë e gjatë e cila do t’ procedohet për ekzaminime të mëtejme .
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprat penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ dhe ’armëmbajtje pa leje’.