Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për Posedim të paautorizuar të substancave narkotike

Mitrovicë e Jugut, 09 shkurt 2026
Policia në Mitrovicën e Jugut, në orët e mesditës së sotme kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale: “Posedim i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Pajazit Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit, tek i dyshuari në posedim janë gjetur dhe sekuestruar 10 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 11.1 gram.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje