Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave narkotike

Mitrovicë, 07 gusht 2023
Në orët e mbrëmjes së datës 07 gusht 2023, Policia në Mitrovicë, ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “ Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike prej 0.6 gram.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari F. I., 23 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.
Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje