Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë – ishte në kërkim me urdhëresë të gjykatës

Vushtrri 20 korrik 2026
Më datën 20 korrik 2026, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Arrestimi është realizuar pasi i dyshuari, gjatë ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, ka përdorur sprej ndaj tyre dhe më pas i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Si pasojë e rastit, dy zyrtarët policorë dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy sprej dhe dy thika.
Pas arrestimit dhe verifikimit të identitetit, ka rezultuar se i dyshuari ishte në kërkim me disa urdhëresa të Gjykatave për disa vepra të ndryshme penale ne territorin e Republikës e Kosovës.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit fillimisht i është caktuar masa e ndalimit policor për veprat penale për të cilat dyshohet, ndërsa pas përfundimit të procedurave i njëjti do të dërgohet në vuajtje të dënimit, në bazë të urdhëresave gjyqësore, në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh.
Mund të jetë një imazh i shufër matëse, thikë dhe teksti që thotë "3 र RK ග.ம RKS 5"
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje