Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për sulm seksual

Prishtinë, 21 tetor 2021 – Sot rreth orës 13:00, nga njësitet policore të stacionit të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën sulm seksual.
Arrestimi i të dyshuarit;
-J. B, mashkull 87 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ka ardhur menjëherë, pasi ankuesja ka bërë denoncimin e rastit.
Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.
Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për tu proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje