Në orët e mesditës së datës 28 qershor 2025, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.
Me t’ pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë, dhe shtatë (7) gëzhoja..
Në cilësi të të dyshuarit për të shtëna me armë është intervistuar B. A., 30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’ Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë dhe përdorim i armës’’.