Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për të shtëna me armë zjarri

Mitrovicë, 05 shtator 2025
Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, si rezultat i hetimeve kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për të shtëna me armë zjarri.
Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi dyshime të bazuara pasi i njëjti para dy ditësh në rrugën “ Fan Noli” në Mitrovicë rreth orës 23:00 të datës 02 shtator 2025 kishte shtënë me armë zjarri. Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tije është iniciuar rast për veprat “Armëmbajtje pa leje’ dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje