Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për tentim vrasje

Mbrëmë rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, i cili kishte pësuar lëndime trupore që dyshohet të jenë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë ( thikë).
Personi i lënduar G.P. mashkull, i mitur, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të stacioni Jugu në Prishtinë të mbështetur nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë një person të dyshuar.
Personi i arrestuar:
1. G.O, mashkull, i mitur
pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje