Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprat kanosje dhe vjedhje

Prishtinë, 12 qershor 2021 – Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprat Kanosje dhe vjedhje.
Sot rreth 17:30, në rrugën “28 nëntori” në Fushë Kosovë, personi i dyshuar, duke ekspozuar një armë të ftohtë (thikë), ka kanosur viktimën (femër). Pas largimit të viktimës, i njëjti ka depërtuar përmes ballkonit në banesën e viktimës ka arritë të vjedhë dy telefona mobil.
Njësitet e stacionit policor të Fushë Kosovës, me ndërmarrjen e veprimeve të shpejta operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar:
– Sh. Z . mashkull, 15 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë:
– një thikë
-dy telefona, që dyshohet të jenë telefonat e vjedhur në rast.
Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje