Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprat penale “ Dhunë në Familje” dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”

Pejë, 13 janar 2022
Me datë 12.01.2022, rreth orës 10:30, Stacioni Policor në Deçan, është informuar se në fshatin Isniq- Deçan, ka një rast “Dhunë në Familje”.
Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, i dyshuari është arrestuar, ndërsa nga ankuesit gjatë intervistimit është denoncuar se i dyshuari posedon armë në shtëpi.
Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Deçan, në koordinim të plotë me Gjykatën kompetente dhe Prokurorin e shtetit, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit aty gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar:
•1 (një) arme automatike AK 47
•1 (një) karikator të armës AK 47
•9 (nëntë) fishek të kalibrit 7.62 mm
Personi i dyshuar me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje