Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprat shtrëngim dhe kanosje

Në një operacion të zhvilluar sot nga Njësiti i hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës , është arrestuar një person i dyshuar për veprat shtrëngim dhe kanosje
Operacioni policor ka ardhur si rrjedhojë e një denoncimi që viktima e rastit ka bërë në polici me datën 23.10.2023.
Nga hetimi preliminar që policia i ka bërë këtij rasti, është ngritur baza e dyshimit se personi i dyshuar përveç që ka kanosur viktimën i njëjti ka detyruar që të mabajnë një lidhje pa vullnetin e saj duke e shantazhuar me publikimin e disa fotografive.
Personi i dyshuar:
-Z.M, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje