Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘grabitje’

Pejë, 25 shkurt 2020

Me datën 11.02.2020, rreth orës 19:50, Policia e Kosovës është njoftuar nga viktima mashkull se në fshatin Vrellë- Istog, në një lokal ka ndodhur një rast ‘grabitje’.

Sipas viktimës dy (2) persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe i kanë grabitur të holla nga arka dhe nga xhepi i viktimës.

Të dyshuarit gjatë grabitjes e kanë goditur viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.       

Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht kanë gjetur veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 24 shkurt 2020, rreth orës 16:00, është arritur të arrestohet i dyshuari:

B. S. i lindur me 1995 m/k/sh

Ky person është i dyshuar edhe për raste tjera të veprës së ‘grabitjes’ në rajonin e Pejës dhe një rajoni tjetër jashtë zonës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje