Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’

Vushtrri, 5 korrik 2021
Në orët e mbrëmjes së datës 4 korrik 2021, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘ Kanosje’.
Nga informacionet fillestare të pranuar nga ankuesi, thuhej se në rrugën “Haxhi Zeka” në Vushtrri, ishte kanosur nga personi i dyshuar i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është arrestuar personi i dyshuar M. M., 44 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa bazuar në veprimet e para hetimore dyshohet se veprës penale të kanosjes t’i ketë paraprirë një zënkë ndërmjet të dyshuarit dhe viktimës.
Të gjitha veprimet hetimore janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘Kanosje’. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje