Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘lajmërim apo kallëzim i rremë’

Vushtrri, 22 shtator 2022
Ditë më parë në Stacionin Policor në Vushtrri, ankuesi tanimë i dyshuar kishte raportuar se pa dijeninë e tij nga gjirollogaria i ishin vjedhur-tërhequr një shumë e parave.
Mbi bazën e deklarimit dhe me autorizim të prokurorit rasti ishte iniciuar “vjedhje“. Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar se deklarimi të jetë i rrejshëm, provat e siguruara dëshmojnë se ankuesi tanimë i dyshuar kishte bërë vet tërheqjen e shemës së parave.
Rrjedha hetimore si dhe provat e siguruara kanë bërë që nga ana e prokurorit të rastit vepra penale të rikualifikohet nga rasti ‘Vjedhje’ në vepër penale ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë’ .
Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari K. B., 44 vjeçar, është liruar për procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje