Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”

Mitrovicë, 2 dhjetor 2021
Në orët e mesditës së datës 2 dhjetor 2021, në Stacionin Policor në jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’.
Sipas deklarimit të viktimës bëhet e ditur se ajo ishte sulmuar nga i dyshuari, viktima ka kërkuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç ‘rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘lëndim i lehtë trupor’. Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje