Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor ’

Vushtrri, 7 maj 2021
Në orët e mesditës së datës 7 maj 2021, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se si pasojë e një përleshje e ndodhur në sheshin ‘Hasan Prishtina’ në Vushtrri, sipas deklarimit të ankuesit, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar nga i dyshuari dhe si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë shkaktuar nga një mjetë i mprehtë (thikë), ankuesi ka kërkuar tretman mjekësor dhe po trajtohet në QKUK.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa në cilësi të provës materiale nga i njëjti është sekuestruar një (thikë). Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje