Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Gjakovë, 7 tetor 2022
Stacioni Policor në Gjakovë, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Bordosanë, Komuna e Gjakovës. Gjatë kontrollit, në posedim të tij, është gjetur një pistoletë e llojit Sportwaffen dhe një karikator.
Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar personi S. GJ., i lindur në vitin 2000, shtetas i Republikës së Kosovës, mbi dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje