Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”

Mitrovicë, 11 shkurt 2022

Në orët e mesditës së sotme, policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës ”.

Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Mitrovicë, ku pas ndaljes dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Pas intervistimit, i dyshuari I. M., 54 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje