Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut përgjithshëm’

Mitrovicë, 14 prill 2025
Hetuesit e Sektorit Rajonal te Hetimeve në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarin Sh. B., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, mbi dyshime për kryerje të veprës penale “shkaktim i rrezikut përgjithshëm” .
Arrestimini të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se i dyshuari me datën 11 prill 2025, në fshatin Stanovc të Vushtrrisë ka shtënë me armë në drejtim të shtëpisë se ankuesit.
Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë e gjatë AK 47,me 26 fishek.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të çështjes, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale “shkaktim i rrezikut përgjithshëm” .
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje