Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’

Skenderaj, 08 maj 2024
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, hetuesit e Sektorit të Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Skenderaj, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Arrestimi i të dyshuarit m/k/sh., 47 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 06 maj 2024, në fshatin Runikë, ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.
Në cilësi të provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një kositse me motor për prerjen e barit, e cila ishte raportuar e vjedhur nga ana e ankuesit.
Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje