Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’

Mitrovicë, 1 gusht 2021
Një rast i veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’ është raportuar në mëngjesin e sotëm në Stacionin Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë. Si rezultat i një hetimi të mirëfilltë hetuesit policorë pas disa orëve kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar për kryerje të veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se gjatë natës së datës 1 gusht 2021, në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Mitrovicë, në një shtëpi private, ka vjedhur dy laptop, katër telefona mobil dhe gjësende tjera.
Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet e vjedhura, katër telefona dhe dy laptop. Materialet e sekuestruara pas proceduarve të nevojshme hetimore do t’ i kthehen pronarit.
Pas intervistimit, të dyshuarit K.I., 23 vjeçar, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje