Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’

Mitrovicë, 25 tetor 2020

Në orët e pasdites të datës 25 tetor 2020, Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në një kafiteri të Mitrovicës, ku nga hetimet e deritanishme thuhet se si shkak i një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit i lënduar ka mbetur viktima mashkull shqiptar, i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar H. V., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’.

Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje