Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën shantazh, sekuestrohet një armë zjarri

Sot rreth orës 08:30,në stacionin policor të Podujevës, është raportuar një rast shantazh, ku dyshohet se një person, ka shantazhuar viktimën (femër), me publikimin e disa fotografive në rrjete sociale.
Pas zhvillimit të hetimeve dhe marrjes së disa veprimeve hetimore, sot njësitet policore të Podujevës kanë identifikuar vendodhjen e personit të dyshuar.
Mbështetur nga njësite policore të Rahovecit, në koordinim me prokurorin, është ndërmarrë një operacion në një fshat të Rahovecit, ku është arrestuar person i dyshuar:
V. K, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.
Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje