Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të veturës

Mitrovicë, 24 shkurt 2021

Njësitet policore në kuadër Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë natës së datës 24 shkurt 2021, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të veturës.

Policia  gjatë ndaljes dhe kontrollit të detajuar kanë vërejtur se i dyshuari drejtuesi veturës nuk posedonte autorizim përkatës për drejtim të veturës.

Mbi dyshime të arsyeshme dhe verifikimit  të mëtejmë ka rezultuar se vetura me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari ishte raportuar e vjedhur  gjatë natës në Stacionin Policor në Pejë.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore është arrestuar i dyshuari si dhe është sekuestruar vetura e vjedhur, ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti iu është proceduar hetuesve policor në Pejë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje