Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë

Prishtinë 01 dhjetor 2021
Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si “ Vrasje në tentativë”, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar. Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimim e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.
Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhje sa më parë të këtij rasti.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje