Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie

Vushtrri, 12 gusht 2021
Në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2021, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie.
Në pasditen e sotme është raportuar se si pasoj e përhapjes së shpejt të zjarrit, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth dhjetë (10) hektarë pyje në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.
Në përpjekje për të lokalizuar zjarrin në vendngjarje kanë dalë njësi relevante policore dhe ekipe të zjarrfikësve, ku pas disa orëve është arritur që të lokalizohet zjarri.
Pas veprimeve hetimore hetuesit policor kane arritur të identifikojnë të dyshuarin i cili dyshohet se ka vet-shkaktuar ndezjen e një zjarri në pronën e tij, ku si pasojë zjarri është përhapur – shpërndarë.
Lidhur me veprimet e ndërmarra policore është njoftuar prokurori i rastit i cili ka urdhëruar që i dyshuari R .A., 51 vjeçar të intervistohet, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Policia në vazhdimësi ka apeluar dhe apelon për KUJDES dhe mos ndezje të zjarreve.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje