Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar

Policët nga stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që të arrestojnë një person me inicialet: E.R, ( M/K), 46 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje e pyjeve’’, me dënim burgimi prej tre (3) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-01
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
39
Aksidentet Pa te Lenduar
2060
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
18
Arrestime
11
Ne Mbajtje