Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që dje të arrestojë një person me inicialet E.N (M/K) i moshës 26 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor ’’dhe veprën tjetër penale ‘’ Kanosje’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje