Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që pasditen e sotme të arrestojë një person me inicialet M.S (M/K) i moshës 29 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Grabitje’’, me dënim burgimi prej dy (2) vitesh.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje