Arrestohet një person i kërkuar dhe i dënuar me 18 muaj burg për vepra penale që lidhen me narkotikë
Më datë 04.06.2025, policët hetues të Stacionit Policor në Prizren, pas pranimit të një informacioni operativ, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar nga drejtësia.
I dyshuari është identifikuar në një lokacion në qendër të qytetit të Prizrenit. Në momentin kur zyrtarët policorë në rroba civile janë afruar për ta arrestuar, i kërkuari ka tentuar të largohet me vrap, duke shfaq rezistencë aktive. Megjithatë, falë reagimit të shpejtë dhe profesional të policisë, ai është ndaluar, është vënë nën kontroll dhe është arrestuar.
Personi i arrestuar, L.D. (mashkull, 34 vjeç, nga Prizreni), ka qenë në kërkim për shkak të një aktvendimi të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin është dënuar me 18 muaj burg efektiv për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve…..”.
Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në institucionin korrektues për të vuajtur dënimin.
Uhapšen traženi lice osuđeno na 18 meseci zatvora zbog krivičnog dela u vezi sa narkoticima
Prizren, 04.06.2025
Dana 04.06.2025. godine, istražni policajci Policijske stanice u Prizrenu, nakon što su primili operativnu informaciju, odmah su preduzeli mere za lociranje i hapšenje lica koje se tražilo od strane pravosuđa.
Osumnjičeni je identifikovan na jednoj lokaciji u centru grada Prizrena. U trenutku kada su policajci u civilu pokušali da ga uhapse, osumnjičeni je pokušao da pobegne trčanjem, pružajući aktivan otpor. Ipak, brzom i profesionalnom reakcijom policije, lice je savladano, stavljeno pod kontrolu i uhapšeno.
Uhapšeni, L.D. (muškarac, 34 godine, iz Prizrena), bio je tražen na osnovu pravosnažne presude Osnovnog suda u Prizrenu, kojom je osuđen na 18 meseci efektivne zatvorske kazne za krivično delo „Nabavka, posedovanje, distribucija i neovlašćena prodaja narkotika…”.
Nakon hapšenja, lice je sprovedeno u Policijsku stanicu Prizren-Sever, a potom i upućeno na izdržavanje kazne zatvora.