Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar dhe i dënuar me mbi 1 vit burg efektiv

Prizren, 26.02.2026
Me datën 25.02.2026, Stacioni Policor në Mamushë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, është informuar se në një pikë kalimi kufitar është ndaluar personi C. M., mashkull 35 vjeçar nga Mamusha. Për personin në fjalë kanë ekzistuar dy (2) urdhër arreste.
I njëjti ka qenë në kërkim, pasi ishte i dënuar me 1 (një) vit e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burg efektiv, me vendime të plotfuqishme të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari fillimisht është sjellë në Stacionin Policor në Mamushë dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje